Gözde Bayar
19 Dhjetor 2019•Përditësim: 19 Dhjetor 2019
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka vendosur që Turqia të marrë përsipër kryesimin e organit të saj vendimmarrës në muajin janar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç njofton Misioni i Përhershëm i Turqisë në OSBE, në një ceremoni të mbajtur në Vjenë të Austrisë, përfaqësuesi i Turqisë në OSBE, Rauf Engin Sosyal, u zgjodh për të marrë përsipër mandatin e kryesimit të Forumit për Bashkëpunim të Sigurisë nga përfaqësuesi i Republikës Çeke.
Pas 18 viteve, Turqia do të kryesojë përsëri Forumin e OSBE-së për Bashkëpunim të Sigurisë në periudhën nga janari deri në muajin prill të vitit 2020.
Forumi, i cili punon për rritjen e sigurisë ushtarake dhe stabilitetit në Evropë, është një nga dy organet kryesore të vendimmarrjes së rregullt të OSBE-së.
Axhenda e takimeve javore të forumit në Vjenë përfshin dialogun e sigurisë, duke u lejuar vendeve pjesëmarrëse të diskutojmë shqetësimet e sigurisë.
Kryesia e forumit qarkullohet midis vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së, me secilin vend që kryeson për një periudhë katër-mujore.