Yusuf Özcan
17 Qershor 2019•Përditësim: 18 Qershor 2019
Kompania e Industrisë dhe Hapësirës Ajrore Turke (TUSAŞ) ekspozoi për herë të parë modelin e njëjtë të avionit kombëtar luftarak në Panairin e Aviacionit të Parisit (Paris Air Show), raporton Anadolu Agency (AA).
Në Panairin "Paris Air Show" i cili këtë vit mbahet për herë të 53-të dhe që është një nga panairet më të mëdha të aviacionit dhe hapësirës në botë, nga TUSAŞ i cili është kontraktori kryesor u prezantua modeli i avionit kombëtar luftarak i cili zhvillohet për të përmbushur nevojat e Forcave të Armatosura të Turqisë.
Drejtori i përgjithshëm i TUSAŞ, Temel Kotil, në një deklaratë për AA tha se "Në Paris kemi prezantuar për herë të parë avionin kombëtar luftarak. Ky do të jetë avioni më i mirë luftarak i Evropës. Fluturimi i parë i avionit do të realizohet në vitin 2025. Ky avion është një avion i gjeneratës së pestë dhe është një avion në cilësinë e një F-35".
Përfaqësuesit e sektorit të aviacionit dhe anëtarët e mediave treguan interes të madh në aktivitetin e hapjes ku u prezantua projekti i avionit kombëtar luftarak.