Murat Ünlü
27 Shtator 2017•Përditësim: 27 Shtator 2017
PARIS (AA) - Turqia i ka dorëzuar Francës nënshtetasin francez, Jonathan Geffroy, i cili është një prej krerëve të organizatës terroriste DEASH të kapur në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Mësohet se Geffroy i njohur ndryshe si "Ebu Ibrahim al Fransi" u kap në fillim të këtij viti në kuadër të operacionit të Turqisë "Mburoja e Eufratit", në rajonin Al Bab nga forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) dhe se ai iu dorëzua Francës para disa ditësh.
Ndër të tjera njoftohet se Turqia i ka dorëzuar Francës edhe dy fëmijët dhe bashkëshorten e 35 vjeçarit Geffroy, i cili ka lindur në qytetin Tolouse.
Parashikohet se Geffroy ka luajtur një rol të rëndësishëm kryesisht për rekrutimet nga Franca për organizatën terroriste DEASH dhe se mund të deshifrohen lidhje të rëndësishme nëse ai do të flasë.
Ndërsa SHBA-të vitin e kaluar pretenduan se Geffroy ishte vrarë.
Parashikohet se Turqia deri më sot i ka dorëzuar Francës më shumë se 200 anëtarë të organizatës terroriste DEASH.