Fatma Esma Arslan
05 Shtator 2021•Përditësim: 05 Shtator 2021
Përreth presidencës në shtetin e Afrikës Perëndimore, Giunea janë dëgjuar të shtëna armësh, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në shtypin lokal, thuhet se zërat e armëve automatike janë dëgjuar rreth orës 08:00 sipas kohës lokale në zonën Kaloum në të cilën ndodhen ndërtesat administrative dhe presidenca në kryeqytetin Konakri (Conakry).
Në lajm thuhet se ushtarët kanë zbritur në rrugë, se janë mbyllur hyrjet në qendër të qytetit dhe se ka ushtarë të plagosur.
Ndërsa fokusi është mbi mundësinë që ngjarja të jetë një përpjekje për grusht shteti, autoritetet zyrtare ende nuk kanë bërë ndonjë deklaratë lidhur me këtë çështje.
Ndërkohë shtypi francez ka shkruar se ngjarja është "përpjekje për grusht shteti".