Ekrem Biçeroğlu
27 Dhjetor 2022•Përditësim: 28 Dhjetor 2022
Një tërmet me magnitudë 5 ballë ka ndodhur në provincën Sinai Jugor të Egjiptit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti Kombëtar i Kërkimeve të Astronomisë dhe Gjeofizikës, në një njoftim në median sociale, tha se epiqendra e tërmetit që ndodhi në orët e mëngjesit ishte qyteti Et-Tur, rreth 9,6 kilometra në thellësinë e tokës.
Sipas përcaktimeve të para, tërmeti nuk ka shkaktuar viktima.
Ndërkohë, mediat e vendit raportuan se dridhjet janë ndier edhe në kryeqytetin Kajro.