Mahmut Atanur
09 Nëntor 2017•Përditësim: 09 Nëntor 2017
XHAKARTË (AA) – Një tërmet me fuqi prej 5.5 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur ishullin e Balit në Indonezi, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia për meteorologji, klimatologji dhe gjeofizikë e Indonezisë (BMKG) njoftoi se tërmeti është regjistruar 11 kilometra nga Karangasem edhe atë në thellësi prej dhjetë kilometrave.
Tërmeti është ndjerë në rajonet Lombok dhe Denpasar, ndërsa sipas njohurive të para nuk ka të pësuar.
BMKG pas tërmetit nuk lëshoi paralajmërim për cunami.