Dilara Karataş
19 korrik 2023•Përditësim: 19 korrik 2023
Një tërmet me magnitudë 6.5 ka ndodhur në brigjet e Oqeanit Paqësor të El Salvadorit në Amerikën Qendrore, transmeton Anadolu.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte 43 kilometra në jug të rajonit Intipuca.
Tërmeti është regjistruar në brigjet e Oqeanit Paqësor në një thellësi prej 70 kilometrash nën tokë.
Tërmeti i ndjerë në Honduras, Nikaragua dhe Guatemala, vendet fqinje të El Salvadorit, shkaktoi frikë tek njerëzit.
Duke ndjerë lëkundjet, banorët lanë shtëpitë e tyre dhe dolën në rrugë prej frikës.
Sipas vlerësimeve fillestare, tërmeti nuk ka shkaktuar viktima apo dëme materiale.