Firdevs Bulut Kartal
19 Maj 2023•Përditësim: 19 Maj 2023
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë ka goditur sot Oqeanin Paqësor në juglindje të Kaledonisë së Re, duke shkaktuar paralajmërim për cunami, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS), transmeton Anadolu.
"Valë cunami janë të mundshme brenda 1.000 kilometrave nga epiqendra e tërmetit, i cili goditi në një thellësi prej 37.7 kilometrash", tha Qendra e Paralajmërimit të Cunamit në Paqësor.
Tërmeti ka ndodhur afër Ishujve Loyalty dhe epiqendra ishte në jugperëndim të Fixhit, në veri të Zelandës së Re dhe në lindje të Australisë, tha USGS-ja.