Emel Öz Gözellik
21 tetor 2019•Përditësim: 21 tetor 2019
Një tërmet me fuqi prej 6.4 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi mbrëmë shtetin ishullor Vanuatu në Paqësorin e largët Jugor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra amerikane për hulumtime gjeologjike (USGS) njoftoi se epiqendra është regjistruar 59 kilometra në veri të qytetit Isangela dhe në thellësi prej 226 kilometrave.
Ende nuk ka informacione për pasojat e tërmetit që goditi Vanuatun, që ndodhet në jug të "Unazës së Zjarrtë të Paqësorit" e cila njihet për aktivitetet e shpeshta vullkanike dhe tërmetet.
Dridhja e tokës u ndje edhe në Fixhi dhe Kaledoninë e Re.