Fuat Kabakçı
30 Shtator 2017•Përditësim: 30 Shtator 2017
PEKIN (AA) – Tërmeti prej 5.4 ballësh sipas shkallës së Rihterit ka goditur provincën Siçuan të Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra e Rrjeteve të Tërmetit në Kinë njoftoi se tërmeti ka ndodhur në rajonin Çingçuan të qytetit Guangian në thellësi prej 13 kilometrash.
Ndërkaq nuk ka deklaratë për të plagosur apo të vdekur pas tërmetit prej 5.4 ballësh në Çingçuan.
Në tërmetin prej 7 ballësh i cili muajin e kaluar kishte goditur qendrën e provincës Jiuzhaigou në Siçuan, 20 persona humbën jetën kurse 431 të tjerë mbetën të plagosur.