Mahmut Atanur
24 Tetor 2016•Përditësim: 24 Tetor 2016
PEKIN (AA) – Më shumë se 1.5 milion persona janë prekur nga tajfuni Haima që goditi Kinën, raporton Anadolu Agency (AA).
Administrata e Çështjeve Civile në Guangdong njoftoi se një milion e 690 mijë persona janë prekur nga stuhia dhe reshjet e dendura që pasuan si pasojë e tajfunit Haima në provincën Guangdong në jug të Kinës.
Zyrtarët e Administratës së Çështjeve Civile bënë të ditur 2.749 shtëpi kanë pësuar dëme të përmasave të ndryshme nga tajfuni ndërsa 178 mijë hektarë tokë bujqësore të mbjella janë dëtmuar. Ndërkohë që rajoni ka pësuar humbje ekonomike prej 517 milionë dollarësh.