Emel Öz Gözellik
19 Qershor 2019•Përditësim: 20 Qershor 2019
Të paktën 26 persona janë lënduar si pasojë e një tërmeti me fuqi 6,7 ballë që goditi dje pjesën verilindore të Japonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, në Niigata dhe Miyagi janë lënduar 26 persona, nga të cilët njëri në gjendje të rëndë.
Agjencia për meteorologji e Japonisë fillimisht informoi se tërmeti ka qenë 6,8 ballë ndërsa më pas e përditësoi me 6,7 ballë.
Qendra Amerikane për Kërkime Gjeologjike (USGS) njoftoi se tërmeti ndodhi në thellësi prej 12 kilometra dhe me magnitudë prej 6,4 ballë.
Pas tërmetit është lëshuar paralajmërim për cunami, por i njëjti u tërhoq pas një kohe të shkurtër.