Mesut Zeyrek
21 Maj 2018•Përditësim: 21 Maj 2018
KOLN (AA) – Në Kongresin e 6-të të Unionit të Demokratëve Turq të Evropës, të mbajtur dje në sallën olimpike Zetra të Sarajevës, për kryetar të organizatës u zgjodh Bülent Bilgi, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryesuesi i Presidencës së BeH-së Bakir Izetbegoviç ishin mysafirë nderi të kongresit të djeshëm të rregullt të UETD-së.
Unioni në fund të kongresit solli vendim për ndryshimin e emrit, kështu që në të ardhmen do të quhet Unioni i Demokratëve Ndërkombëtarë (Union of International Democrats – UID).
Sekretari i Përgjithshëm i deritanishëm i Unionit Bilgi u zgjodh për kryetar të ri të organizatës duke e zëvendësuar Zafer Sirakay-in.
"U jam mirënjohës të gjithë pjesmarrësve të kongresit, kurse zgjedhja për kryetar të UID për mua paraqet nder dhe krenari të madhe", ka thënë Bilgi për AA.
Duke shtuar se ndryshimi i emrit të organizatës nga UETD në UID është shumë i natyrshëm karshi zhvillimeve, Bilgi tha se organizata do të ndërmarrë aktivitete dhe veprimtari në mbarë botën dhe jo vetëm në Evropë siç ishte deri më tani.
Poashtu edhe vet slogani i kongresit të djeshëm ishte "Nga Evropa drejt botës".
Emrat e anëtarëve të rinj të Bordit drejtues do të bëhen të ditur në ditët në vijim.