Dzihat Aliju
23 Shkurt 2019•Përditësim: 24 Shkurt 2019
Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, u organizuar kongresi i zakonshëm i Unionit të Demokratëve Ndërkombëtarë (UID), dega e Maqedonisë së Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kongresin u bë edhe ndryshimi i emrit dhe statutit të unionit, Unionit Evropian të Demokratëve Turq (UETD) në UID.
Në krye të UID-së, u zgjodh Salih Utaş për dy vite, i cili edhe më parë ishte në këtë detyrë.
Kryetari i përgjithshëm i UID-së, Bülent Bilgi, në deklaratën për gazetarët tha se organizata në periudhën e ardhshme përveç Evropës do të jetë aktive edhe jashtë këtij kontinenti.
Ai tha se përveç Evropës, planifikojnë të zgjerojnë organizatën edhe në Amerikë, Australi, Japoni dhe shumë vende të tjera.
Bilgi potencoi se me ndrrimin e emrit nga UETD në UID, nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim të madh në qëllimin kryesor të tyre, duke treguar se kjo është bërë që anëtarët e tyre të japin vlerë shtesë në vendet ku veprojnë dhe të jenë urë mes vendeve ku janë dhe Turqisë.
Ai tha se tashmë janë organizuar në 37 rajone, 17 shtete, 153 qytete. "Në kuadër të organizatës sonë në Evropë në periudhën e ardhshme planifikojmë që të organizohemi edhe në vende të ndryshme si Shqipria, Kosova, Azerbajxhani, Rumunia, Bullgaria", shtoi Bilgi.
Kryetar rajonal i UID-së për Maqedoninë e Veriut, Utaş tha se me mbështetjen e selisë qendrore në Maqedoninë e Veriut do të zhvillojnë shumë aktivitete si kulturore, artistike, politike, ndërsa do të organizojnë seminare dhe punime të ndryshme.
Ai tha se në punimet e tyre do të përfshijnë edhe vëllezërit e tyre që jetojnë në rajon. "Pas kësaj shumë shpejt do të marrim pjesë në vendet tjera të Ballkanit si dhe të botës", tha Utaş.
Në Kongresin e 6-të të Unionit të Demokratëve Turq të Evropës, të mbajtur në Sarajevë në maj të vitit të kaluar me pjesëmarrjen e presidentit të Turqisë, UETD ishte emëruar në Unioni i Demokratëve Ndërkombëtarë (Union of International Democrats – UID).