Davit Kachkachishvili
05 Janar 2023•Përditësim: 05 Janar 2023
Këshilltari i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Mikhail Podolyak, argumentoi se thirrja e kreut të Kishës Ortodokse Ruse për një armëpushim në Ukrainë gjatë periudhës së Krishtlindjeve Ortodokse më 6-7 janar ishte element propagande, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke akuzuar Kishën Ortodokse Ruse për thirrjen e Rusisë për të kryer gjenocid kundër ukrainasve dhe për promovimin e vrasjeve masive, Podolyak përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter argumentoi se kisha mbështet militarizimin e mëtejshëm të Rusisë.
“Deklarata e Kishës Ortodokse Ruse për armëpushimin e Krishtlindjeve është një kurth cinik dhe element propagande”, tha Podolyak.
Patriarku dus Kiril, në deklaratën e tij, bëri thirrje për një armëpushim në Ukrainë gjatë periudhës së Krishtlindjeve Ortodokse.
Patriarku Kiril deklaroi se armëpushimi duhet të zbatohet nga orët e mesditës së 6 janarit deri në natën e 7 janarit, në mënyrë që ortodoksët të mund të marrin pjesë në ceremonitë nëpër kisha.