Ruslan Rehimov
07 Prill 2022•Përditësim: 07 Prill 2022
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se rreth 18.900 ushtarë rusë kanë humbur jetën në luftën në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtabi i Përgjithshëm publikoi të dhëna për humbjet e ushtrisë ruse nga 24 shkurti deri më 7 prill.
Theksohet se janë vrarë 18.900 ushtarë rusë, si dhe janë rrëzuar 150 avionë dhe 135 helikopterë dhe janë shkatërruar 698 tanke.
Gjithashtu u njoftua se u shkatërruan 1.891 automjete të blinduara, 108 sisteme raketash, shtatë anije, 111 dronë dhe 55 sisteme të mbrojtjes ajrore që i përkisnin rusëve.
Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, e cila filloi me sulmin rus më 24 shkurt, shkaktoi reagimin ndërkombëtar, çoi në sanksione financiare kundër Moskës dhe inkurajoi largimin e kompanive globale nga Rusia.
Të dhënat e OKB-së tregojnë se të paktën 1.563 civilë u vranë dhe 2.213 u plagosën gjatë luftës ruso-ukrainase në Ukrainë. Më shumë se 4.27 milionë civilë kanë ikur në vendet fqinje.