Ekip
15 Shkurt 2023•Përditësim: 16 Shkurt 2023
Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës ka akuzuar Rusinë për krijimin e vonesave artificiale në punimet e korridorit të drithit, transmeton Anadolu.
Në një njoftim nga ministria ukrainase thuhet se Rusia kryen veprime që shkaktojnë vonesa në punimet e korridorit të drithit në Detin e Zi dhe se ka një shqetësim për këtë.
Më tej, theksohet se kontrollorët rusë zgjasin në mënyrë të vetëdijshme kohën e kontrollit të anijeve.
"Përfaqësuesit rusë në grupet e kontrollit në Qendrën e Koordinimit të Përbashkët në Istanbul, prej muajsh shtyjnë në mënyrë sistematike kontrollin e anijeve që hyjnë dhe dalin nga Ngushtica e Bosforit për në portet e Ukrainës", thuhet në njoftim.
Gjithashtu në njoftim i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar, kryesisht Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Türkiyes, garantuesve të korridorit të grurit, të kërkojnë nga Rusia që t‘i japë fund menjëherë vonesave artificiale.