Burç Eruygur
26 Tetor 2022•Përditësim: 27 Tetor 2022
Në të gjithë Ukrainën janë aktivizuar alarmet, duke përfshirë kryeqytetin e vendit Kiev, për shkak të sulmeve të mundshme ajrore ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarë nga rajone të ndryshme të Ukrainës përmes rrjetit Telegram thanë se ekziston një mundësi e madhe e sulmeve ajrore, duke u bërë thirrje civilëve të strehohen.
Përjashtim bënë rajoni i Krimesë, i cili është nën pushtimin e paligjshëm rus që nga viti 2014, ku nuk ka raporte të alarmit për sulme ajrore.
Alarmet e sulmeve ajrore lëshohen nga autoritetet lokale në Ukrainë në baza ditore për shkak të sulmeve të mundshme me raketa dhe drone, të cilat së fundmi kanë vënë në shënjestër infrastrukturën civile dhe atë energjetike.