Davit Kachkachishvili
27 Tetor 2022•Përditësim: 28 Tetor 2022
Përderisa vazhdojnë sulmet ajrore të Rusisë kundër rajonit Donetsk në Ukrainë, qyteti Kramatorsk i lidhur me këtë rajon është goditur me raketa nga forcat ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).
Forcat ruse vendosën në objektivin e tyre qytetin Kramatorsk pranë vijës së frontit ku vazhdojnë luftimet e ashpra në rajonin Donetsk në të cilin vazhdon lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.
%2FNew%20folder%20(2)%2FAA-29268593.jpg)
Në Kramatorsk i cili ndodhet 40 kilometra nga qyteti Bakhmut, një nga pikat ku ndodhin përleshjet më intensive në të gjithë Ukrainën, që nga mesnata e deri në mëngjes janë dëgjuar disa herë shpërthime të fuqishme.
%2FNew%20folder%20(2)%2FAA-29268594.jpg)
Si pasojë e sulmeve të kryera nga forcat ruse është vërejtur se në një fabrikë në zonën industriale në Kramatorsk u shënuan dëme të rënda. Ekipet e kërkim-shpëtimit kryen punime në rrënojat ku u ngrit tymi.
%2FNew%20folder%20(2)%2FAA-29268597.jpg)
Në deklaratat e zyrtarëve lokalë thuhet se në sulme është dëmtuar vetëm infrastruktura.