Ekip
13 Shtator 2016•Përditësim: 13 Shtator 2016
MOSKË (AA) – Lideri i separatistëve në lindje të Ukrainës paralajmëroi armëpushim të njëanshëm, i cili duhet të hyjë në fuqi në mesnatë të mërkurën, raporton Anadolu Agency (AA).
Konflikti midis rebelëve separatistë të mbështetur nga Rusia dhe trupave qeveritare ukrainase filloi në prill të vitit 2014, dhe deri më tani ka marrë rreth 9.500 jetë njerëzish.
Kreu i rebelëvë në Donjeck, Alexander Zakharchenko ka shpallur armëpushim përmes një deklarate të xhiruar të emituar në një televizion rus të martën. Kjo është hera e parë që rebelët kanë shpallur armëpushim të njëanshëm që nga fillimi i konfliktit.
Njoftimi erdhi vetëm disa orë pasi presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha se ai pret që Parlamenti së shpejti do të votojë amendamentet kushtetuese të cilat do të njohin autonominë e Ukrainës lindore.