Ali Cura
29 Maj 2016•Përditësim: 30 Maj 2016
KIEV (AA) - Në zjarrin i cili shpërtheu në fshatin Letoçki në afërsi të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, humbën jetën 17 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një ndërtesë dykatëshe në fshatin Letoçki të rajonit Brovarskoy, në orët e hershme të mëngjesit në ora 03.48 shpërtheu zjarri për të cilin ende nuk dihen shkaqet.
Ekipet e zjarrëfikësve të cilët arritën në vendngjarje vazhduan punimet e tyre për shuarjen e zjarrit. Zjarri u shua plotësisht në ora 08.25.
Njoftohet se si pasojë e zjarrit humbën jetën 17 persona ndërsa u plagosën 5 të tjerë 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Prefekti i rajonit të Kievit, Maksim Melniçuk në deklaratën e tij duke theksuar se presidenti ukrainas Petro Poroshenko u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.
"Poroshenko dha udhëzim që të formohet Komision i jashtëzakonshëm për zgjidhjen e problemeve të të dëmtuarve nga zjarri", tha presidenti ukrainas.