Elvir Hociç
29 Maj 2016•Përditësim: 30 Maj 2016
MEKSIKË (AA) - Në prag të 100-vjetorit të kampionatit më të vjetër të futbollit kontinental në kryeqytetin e Meksikës është ekspozuar trofeu i Copa America, raporton Anadolu Agency (AA).
Trofeu në Mexico City ka tërhequr vëmendjen e madhe të publikut, ndërsa qindra tifozë të futbollit shfrytëzuan mundësinë për të parë dhe për të bërë një foto familjare me trofeun.
Copa America e veçantë do të mbahet nga 3 deri më 26 qershor dhe do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), me rastin e shënimit të 100 vjetorit të kësaj gare.
Në kampionatin e Copa America do të marrin pjesë dhjetë kombëtare të Amerikës së Jugut dhe gjashtë nga Amerika e Veriut.
Copa America sipas kalendarit aktual mbahen çdo katër vjet dhe është dhe në të marrin pjesë të gjitha dhjetë shtetet e Amerikës së Jugut dhe dy kombëtare nga Amerika e Veriut (zakonisht ato janë Meksika dhe SHBA-të).