Ekip
19 Nëntor 2017•Përditësim: 20 Nëntor 2017
MOSKË (AA) – Agjencia ukrainase e inteligjencës ka njoftuar se ka arrestuar një person për të cilin ishte lëshuar urdhër arresti për vrasjen e një gazetari amerikan në Rusi 3 vjet më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Paul Klebnikov, i lindur në SHBA, ishte redaktori i revistës ruse "Forbes" kur u qëllua për vdekje para zyrës së tij në Moskë në korrik të vitit 2014. Shumica besojnë se vrasja e 41 vjeçarit Klebnikov lidhet me punën e tij në hetimet e korrupsionit në Rusi.
Shërbimi i sigurimit shtetëror të Ukrainës në një deklaratë të lëshuar të shtunën tha se kishte arrestuar një shtetas rus që kërkohej për disa vrasje, përfshirë edhe vrasjen e Klebnikovit. Identiteti i të arrestuarit nuk u zbulua.
Kundër tre personave, në vitin 2006, u ngritën akuza për vrasjen e Klebnikovit, por më vonë u liruan. Gjykatat e instancave të larta urdhëruan rigjykimin e të dyshuarit të parë, por ai u arratis para fillimit të gjykimit.