Ali Cura
04 Dhjetor 2016•Përditësim: 05 Dhjetor 2016
КIEV (AA) - Në një fshat në afërsi të kryeqytetit të Ukrainës në Kiev humbën jetën 5 policë si pasojë e dy grupeve policore të cilat në padijeni janë përleshur mes tyre, por se qëllimi i tyre ka qenë shkatërrimi i një grupi hajdutësh, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës në rrjetet sociale të deputetit dhe këshilltarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Ukrainës Anton Gerashenko, policia ka përgatitur një plan për shkatërrimin e grupit të hajduëve në Kiev dhe rrethinë.
Policia pasi ka marrë informacione se grupi i hajdutëve po përgatitet të vjedh në një shtëpi në fshatin Knajajici në rrethinën e Kievit, në rajon dërgoi njësitë speciale. Dy policë ishin vendosur në një shtëpi e cila ka qenë në ndërtim e sipër me qëllim të ndjekjes së të dyshuarve.