Dmitri Chirciu
29 Prill 2022•Përditësim: 29 Prill 2022
Në Irpinin e shkatërruar nga lufta që Rusia e filloi kundër Ukrainës më 24 shkurt, banorët e qytetit vazhdojnë përpjekjet për t'iu rikthyer jetës normale, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërkohë që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, e nisur më 24 shkurt vazhdon, qyteti Irpin në rajonin e kryeqytetit Kiev "kthehet në jetë" pas një kohe të gjatë.
Qytetarët po kthehen në Irpin, i cili është rreth 25 kilometra nga qendra e Kievit dhe po bëjnë rinovime në shtëpitë e tyre të dëmtuara nga lufta.
%2Fthumbs_b_c_3d00c468d878e7ebc5ea55e1a0e7abcf.jpg)
Në qytetin ku është rihapur tubacioni i ujit, vijojnë punimet e pastrimit në rrugë.
- "Unë mendoj se do të kalojmë gjithçka"
Një banor i vendbanimit Zahariy, i cili kishte riparuar automjetin e tij, tha se po përpiqej të rivendoste rendin.
Duke thënë se ai po pastron shtëpinë, Zahariy tha: "Ka pjesë të dëmtuara të shtëpisë. Më duhet të rregulloj automjetin tim".
Ai tha se njerëzit në ndërtesën ku ai jetonte gjatë sulmeve mbijetuan. Zahariy thekson se ushtarët rusë erdhën në shtëpinë e tyre dhe u përpoqën të identifikonin qytetarët që kishin lidhje me ushtrinë ukrainase.
Duke thënë se shumë sende iu vodhën nga shtëpia e tij, Zahariy shpreson se lufta do të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. "Ajo që ndodhi është një gjë anormale. Është për të ardhur keq për njerëzit që vdiqën në sulme. Unë mendoj se ne do të kalojmë gjithçka. Gjithçka do të kthehet si më parë. Do të ofrohet ndihmë për Ukrainën që të ngrihet", tha ai.
- "Askush dhe asgjë nuk mund të na frikësojë më"
Një nga banorët e qytetit, Viktori tha se ai ka lindur në qytetin Donetsk në rajonin Donbas të Ukrainës.
Ai thotë se gjatë sulmeve ishte në shtëpi. "Në këtë rast nuk ka kuptim të ikësh nga lufta. Ne ikëm nga lufta në Donbas. Lufta na zuri këtu. Donbasi nuk ka qenë në duart tona që nga viti 2014”, tha Viktori.
"Askush dhe asgjë nuk mund të na tremb më. Nuk e di nëse armët bërthamore do të përdoren në të ardhmen, njerëzit tanë as nuk e konsiderojnë më këtë çështje. Tashmë e kemi parë mjaftueshëm ndikimin e katastrofës së Çernobilit", tha ai.
Duke thënë se qëllimi i atyre që luftojnë ndaj vendit të tij është të "shkatërrojnë gjithçka", Viktor shtoi se: "Ne do të duhet të rindërtojmë gjithçka. Por, jam i sigurt se mund ta bëjmë këtë. Ukraina do të ngrihet".
- "Nuk kemi ndërmend të largohemi nga Ukraina"
Anatoliy, një nga qytetarët ukrainas tha se para luftës ishte marrë me zdrukthtari me gruan.
Ai tha se biznesi i tyre u bombardua nga avionët. "Infrastrukturat tona civile janë goditur. Nuk ka furnizim me energjia elektrike siç duhet", u shpreh Anatoliy.
Duke shpjeguar se ai dhe familja e tij ishin fshehur në bodrumin e shtëpisë gjatë sulmeve, Anatoliy tha se ata nuk donin të largoheshin nga vendi.
"Kjo është toka jonë. Ne do të rivendosim biznesin tonë kur të përfundojë lufta. Ne duam të merremi sërish me zdrukthtari. Kjo është gjithçka që dimë", tha ai.