Ekip
27 Tetor 2016•Përditësim: 27 Tetor 2016
DUBAI (AA) – Agjencia për Refugjatët e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) do të dërgojë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, tenda, batanije dhe ndihma të tjera në veri të Irakut, për të ndihmuar ata që janë prekur nga operacioni ushtarak për çlirimin e Mosulit nga DEASH-i, raporton Anadolu Agency (AA).
Dërgesa e UNHCR-së u largua të enjten nga qyteti Humanitar Ndërkombëtar (IHC) në Dubai dhe pritet që të mbërrijë në destinacionin e duhur të premten.
"Rreth 7.000 njësi të ndihmave do të dërgohen në Irakun e veriut. Të enjten nga qendra e shpërndarjes në Dubai janë nisur rreth 1.500 komplete", tha Soliman Mohamed Daud, oficer i lartë i furnizimit të UNHCR-së.
Forcat irakiane dhe kurde, me mbështetjen e SHBA-ve, në fillim të muajit kanë nisur operacionin e çlirimit të Mosulit nga DEASH-i.
Organizatat humanitare kanë frikë se eksodi nga Mosuli mund të shkaktojë probleme në kampet e refugjatëve që janë të vendosura në periferi të qytetit.