Betül Yürük
06 Maj 2016•Përditësim: 07 Maj 2016
GJENEVË (AA) - Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), e quajti akt barbar sulmin e avionit të regjimit sirian të Bashar al-Asadit ndaj kampit të refugjatëve në Idlib, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i UNHCR-së Leo Dobbs për Anadolu Agency tha se nuk ishin në gjendje të konfirmojnë të gjitha detajet lidhur me sulmin, për shkak se ata nuk janë në gjendje për të hyrë në këtë rajon.
"Ashtu si të gjithë të tjerët, edhe ne jemi të tmerruar nga ky sulm barbar. Kjo është një katastrofë", tha Dobbs.
Zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tarih Jashareviç vuri në dukje sulmet e shpeshta ndaj institucioneve shëndetësore, duke shtuar se në dy javët e fundit janë kryer pesë sulme mbi spitale, ku u vranë tre mjekë dhe tre infermiere.
Në sulmet ajrore të forcave të Asadit ndaj kampit të refugjatëve në Idlib humbën jetën 27 persona, ndërsa në mesin e të vdekurve kishte gra dhe fëmijë.