Furkan Naci Top
06 Maj 2016•Përditësim: 07 Maj 2016
ATHINË (AA) - Sindikatat e nëpunësve dhe organizatat e punonjësve në Greqi janë mbledhur përpara godinës së Parlamentit për të kundërshtuar paketën e reformës për politikat shtrënguese në ekonomi e cila pritet të miratohet këtë fundjavë, raporton Anadolu Agency (AA).
Rreth 15 mijë protestues kanë marshuar drejt sheshit Sintagma. Protestuesit të cilët kanë patur slogane me mbishkrimet "Hiqni duart nga taksat tona" dhe "Punëtor mos u përul" kanë mbyllur qendrën e qytetit për afro katër orë. Ndërkohë protesta ka përfunduar pa incidente.
Punonjësit e sektorit publik dhe atij privat nën organizmin dhe thirrjen e sindikatave dhe organizatave të punonjësve kanë nisur një grevë të përgjithshme 3 ditore. Gjatë fundjavës pritet të organizohen disa protesta të ngjashme.