Övünç Kutlu
09 Shtator 2017•Përditësim: 10 Shtator 2017
NJU JORK (AA) - Çmimet e naftës së papërpunuar kanë shënuar rënie të si pasojë e parashikimeve se uragani Irma do të godasë shtetin amerikan Florida, raporton Anadolu Agency (AA).
Çmimi i markës ndërkombëtare të naftës së papërpunuar Brent, të premten ka zbritur për 1.7 për qind, më konkretisht në 53.58 dollarë për një fuçi, ndërkohë që marka amerikane West Texas Intermediate (WTI) zbriti në 47.27 dollarë për një fuçi, një rënie prej 3.7 për qind.
Gjatë stuhisë Harvey që goditi shtetin e Teksasit muajin e kaluar, u ndërpre puna e afërsisht një të katërtës së kapacitetit të rafinerive. Me zvogëlim të kapacitetit, kërkesa e rafinerive zvogëlohet, gjë që shkakton një ngadalësim të furnizimit në treg.
Ulja e çmimeve, nuk pritet se do të zgjasë, thonë ekspertët të cilët shprehen se pas aktivizimit të plotë të rafinerive, çmimi sërish to të rritet.
Sipas një hulumtimi të bërë nga kompania për shërbime “Credit Suisse” të mërkurën, kostoja nga dëmet të cilat do ti shkaktojë uragani Irma në Florida pritet të shkojë në 125 miliardë dollarë.