Ekip
09 Shtator 2017•Përditësim: 10 Shtator 2017
MADRID (AA) – Rreth 400 banorë janë evakuuar nga shtatë qytete në zonën e krahinës Sevilla, për shkak të zjarreve në jug të Spanjës, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet theksuan se evakuimet u kryen kryesisht gjatë natës së kaluar për shkak të tymit të prodhuar nga zjarri që shpërtheu të premten në atë zonë.
Rreth 120 persona gjetën strehë në bibliotekën e qytetit, qendrën sportive dhe në shkollë. Më shumë se 130 zjarrfikës luftojnë me stuhinë e zjarrit dhe flakën e cila arriti lartësinë deri në 20 metra.