Eshat Fırat
05 Shkurt 2018•Përditësim: 05 Shkurt 2018
KUDS (AA) – Ushtarët izrealitë kanë arrestuar 21 palestinezë në Bregun Perëndimor të okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin me shkrim të publikuar nga ushtria izraelite, thuhet se në operacionet e mbrëmshme të kryera në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor, janë arrestuar 21 palestinezë nën akuzën për “përfshirje në aktivitete terroriste.”
Forcat pushtuese gjatë bastisjeve të shpeshta në shtëpitë e Bregut Perëndimor dhe Kudsit Lindor, arrestojnë palestinezë nën akuza të ndryshme.
Ndryshe, në burgjet izraelite gjenden afro 7 mijë palestinezë, prej të cilëve 300 janë fëmijë.