Halit Demir
11 Dhjetor 2015•Përditësim: 12 Dhjetor 2015
HATAY (AA) - Recep Y, pjesëtar i ushtrisë së presidentit sirian, Bashar al-Asad, i cili është zënë rob nga njësiti ushtarak kryengritës Sultan Abdulhamit Han në rajonin Bayirbucak në rrethinën Latakia, në një bisedë me gazetarin e Anadolu Agency (AA) tregon se ekzistojnë shumë ushtarë që dëshirojnë të ikin nga “regjimi” por frikohen.
"Ka ushtarë që dëshirojnë të ikin nga regjimi, por atë nuk e bëjnë nga frika. Na detyrojnë të luftojmë”, theksoi ky ushtar i ushtrisë së regjimit i cili është zënë rob gjatë përleshjeve në rajonin Bayirbucaka. Në fakt, në këtë rajon shpesh herë ndodhin përleshje mes forcave të regjimit, që mbështetje u ofron Rusia dhe ushtrisë kryengritëse.
Recep konfirmoi se është zënë rob gjatë aksionit të përbashkët të pjesëtarëve të njësisë Sultan Abdulhamit Han dhe njësiteve tjera në këtë pjesë. Theksoi se 1.5 vite lufton në anën e ushtrisë së Assadit dhe se dy herë ka tentuar të ikë nga “regjimi”, por nuk ia arriti.
Recep sqaron se forcat e “regjimit” e kanë detyruar të jetë ushtar. "Tashmë 1.5 vite luftojmë në anën e regjimit të Asadit. Disa herë kam tentuar ikë me miqtë, por pa sukses. Ushtarët që ikin i vrasin. Në radhët e ushtrisë së Asadit ekzistojnë ushtarë që dëshirojnë të ikin, por frikësohen se do të vriten. Na detyrojnë të luftojmë. Këtu përdoret forcë e tepruar kundër turkmenëve. Në duart tona gjendet armatim i rëndë, por turkmenët luftojnë me qëllim të ruajtjes së territoreve të tyre”, theksoi Recep.
Ai përmend se ushtarët turkmen e kanë zënë rob, por se nuk i kanë shkaktuar kurrfarë të dëmi. "Më kanë robëruar, por nuk sillen keq ndaj meje, nuk më rrahin dhe më japin të pijë ujë. Të ishte e kundërta do të ishte ndryshe”, sqaron Recep.
Ai pohon se në rajonin Bayirbucak luftojnë edhe rusët, ndërsa në rajonin Jebel Ekrada milicia shiite iraniane. “Në rajonin ku jemi ne ka edhe rusë. Na ndihmojë kur është fjala me ushtarë dhe armatim. Avionët rusë na ofrojnë mbështetje nga ajri”, shtoi Recep.
Komandanti i njësisë Sultan Abdulhamid, Omer Abdullah thekson se ndaj ushtarëve të zënë robër nuk sillen keq. “Gjatë përleshjes janë plagosur ushtarët tanë. Çka është detyra e muslimanit atë do ta bëjmë”, shtoi Abdullah.