Stipe Majiç
11 Dhjetor 2015•Përditësim: 11 Dhjetor 2015
ZAGREB (AA) - Në qendrën e shtypit në Zagreb është mbajtur tryeza e rrumbullakët në temën "Terrorizmi dhe gazetaria turistike". Pjesëmarrësit vunë në dukje turizmin e dobësuar, si një nga sektorët më progresiv të ekonomisë në rritje në botë dhe ndikimin negativ të mediave në përhapjen e terrorizmit dhe mesazhit të tij. U theksua se terrorizmi është vdekje e turizmit, raporton Anadolu Agency (AA).
Tryeza e rrumbullakët u përpoq t'ju përgjigjet pyetjeve në lidhje me rolin e mediave që kanë të bëjnë me sulmet në Paris dhe terrorizmin në përgjithësi, sa mediat temat e terrorizmit i paraqesin në mënyrë sensacionale dhe sipërfaqësore, sa është ndikimi i krejt kësaj ndaj turizmit dhe a do të ndryshohen destinacionet turistik dhe mënyra e udhëtimit.
Vlatko Cvrtila, analist i ngjarjeve botërore dhe dekan i Universitetit "Vern", posaçërisht ia kushtoi vëmendjen rolit negativ të mediave në rritjen dhe vazhdimin e dramës pas sulmeve terroriste.
Gazetarët luajnë rrolin e ndërmjetësit midis publikut dhe fenomeneve sociale, tha Cvrtila. Ai konkludoi se mediat përforcojnë efektin e akteve të dhunës politike, pasi ata të kryen.
"Pas aktit terrorist në Paris, kemi pasur traumë të zgjatur në media, përmes diskutimeve të gjata shtesë në lidhje me sigurinë", ka thënë Cvrtila.
Cvrtila thotë se qëllimi kryesor i aktit terrorist është përhapja e frikës dhe shoqëria të mbahet nën kontroll, për të cilën mediat, padashur, luajnë një rol jetik, duke transmetuar direkt ngjarjen tërë-ditore nga rruga, e cila për Cvrtila është një metodë e transmetimit të taktikave terroriste.
"Terrorizmi është një lloj i luftës psikologjike, terrorizmi dëshiron të ketë qasje në një audiencë sa më të gjerë me mesazhet e frikës, si dhe audiencës që mbështet terrorizmin apo atyre që mund të bashkohet me terrorizmin", ka thënë Cvrtila.
Ai theksoi se, për shembull Rusia ka rregull të veprimit të mediave në këto situata, që në Perëndim nuk mund të përshkruhet. Megjithatë, nuk ka pamje të viktimave të sulmeve ndaj ndërtesave binjake për shkak të nxitjes së emocioneve shtesë. Në vitet e fundit, në atë vend në shoqëritë perëndimore janë shfaqur rrjetet sociale si përforcim pa censurë të caktuar për këtë qëllim, pohon Cvrtila.
Sektori i turizmit në të gjitha vendet e Lindjes kishte pësuar dëme pas 11 shtatorit, çdo sulm pranë vendpushimeve zvogëlon numrin e të ardhurve. Megjithatë, në qoftë se në një vend turistik kërkesa bie, në një vend tjetër turizmi rritet. Zgjidhen destinacione dhe mjeteve të transportit tjera.
Dr. Sandra Çorak nga Instituti për Turizëm prezantoi një studim mbi sigurinë e pasagjerëve.
Çorak argumentohet se turizmi është sektori me rritje të shpejtë, kurse parashikimet janë se ai do të vazhdojë të rritet. Por në të njëjtën kohë turizmi është shumë i ndjeshëm dhe më pak elastik.
Siguria është nevoja themelore njerëzore, tha Çorak, duke shtuar se ndjenja e sigurisë për turistët radhitet e dyta si më e rëndësishmja nga 14 elementet, pas bukurisë së peizazhit.
Rreziku i sulmit është shumë i rëndësishëm për evropianët, ku më të ndjeshëm janë gjermanët dhe austriakët.