Qais Omar Darwesh Omar,Ekrem Biçeroğlu
26 Nëntor 2024•Përditësim: 27 Nëntor 2024
Ushtarët izraelitë bastisën Universitetin Birzeit në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe arrestuan dy studentë, raporton Anadolu.
Në deklaratën për Anadolu nga Këshilli studentor i universitetit thuhet se ushtarët izraelitë bastisën kampusin palestinez të Universitetit Birzeit, në veri të qytetit të Ramallah në Bregun Perëndimor.
Ushtarët izraelitë arrestuan dy studentë gjatë bastisjes në universitet, shkatërruan selinë e Unionit Studentor dhe dëmtuan shumë dyer të universitetit.
Universiteti Birzeit ishte bastisur nga ushtarët izraelitë shumë herë më parë.
Që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka pasur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.
Në deklaratën e përbashkët nga Delegacioni i të Burgosurve dhe të Liruarve të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) dhe Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë thuhet se numri i palestinezëve të arrestuar në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023 ka tejkaluar 11.800.
Në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor janë vrarë 794 palestinezë, përfshirë 167 fëmijë, në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që uzurpuan tokat palestineze që nga 7 tetori 2023.