Mehmet Nuri Uçar,Qais Omar Darwesh Omar
21 Tetor 2022•Përditësim: 21 Tetor 2022
Në bastisjen e kryer nga ushtarët izraelitë në Jenin, që ndodhet në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, një palestinez mbeti i vrarë dhe 3 të tjerë u plagosën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve lokale, forcat izraelite bastisën qytetin e Jeninit herët në mëngjes. Ushtarët përdorën plumba të vërtetë dhe plumba gome kundër palestinezëve që reaguan ndaj bastisjes.
Në deklaratën me shkrim të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë thuhet se "Një palestinez u vra nga një plumb i vërtetë bastisjes së forcave izraelite në qytetin e Jeninit dhe 3 persona të tjerë u plagosën”.
Forcat izraelite, të cilat shpesh bastisin Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, arrestojnë palestinezët me akuza të ndryshme.
Kjo është arsyeja pse ndodhin ngjarje të tensionuara mes banorëve palestinezë dhe ushtarëve izraelitë. Palestinezët reagojnë ndaj bastisjeve të ushtrisë izraelite.
Kampi i refugjatëve Jenin në veri, ku janë përqendruar grupet e armatosura të rezistencës palestineze, është skenë e përleshjeve të armatosura herë pas here gjatë bastisjeve të ushtarëve izraelitë.