İdiris Okuduci
07 Prill 2023•Përditësim: 07 Prill 2023
Ushtria libaneze njoftoi se ka sekuestruar një platformë për lançimin e raketave si dhe disa raketa, transmeton Anadolu.
Agjencia libaneze e lajmeve NNA nuk ka bërë të ditur se kujt i përkiste platforma për lançimin e raketave.
Në deklaratë thuhet se gjatë kontrollit të kryer nga ushtria në jug të vendit pranë qyteteve Zibkin dhe Al Kaylala pranë qytetit Suru, u sekuestrua një platformë për lëshimin e raketave dhe disa raketa gati për përdorim.
Raporti shton se forcat ushtarake gjetën gjithashtu disa raketa gati për t'u hedhur në zonën Marjayoun në jug të vendit.
Ushtria libaneze edhe dje sekuestroi një platformë raketash në të njëjtën zonë.
Ushtria izraelite njoftoi mbrëmë se kishte filluar sulmet ajrore në Gaza, duke shtuar se më herët të enjten të paktën 30 raketa u hodhën nga Libani jugor drejt Izraelit.
Ushtria izraelite tha se sistemi i saj i mbrojtjes ajrore "Iron Dome" interceptoi 15 raketa të lëshuara nga Libani drejt Izraelit verior.
Tensionet erdhën pasi forcat izraelite sulmuan kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar për dy net radhazi dhe larguan me forcë besimtarët palestinezë.