Sarp Özer,Mohamad Misto
26 Gusht 2016•Përditësim: 27 Gusht 2016
JARABULUS (AA) – Ushtria e Lirë Siriane (FSA), e cila mori kontrollin mbi qytetin sirian Jarabulus, kontrollon objektet e banimit të cilat i braktisën terroristët e DAESH-it, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat e FSA-së kontrollin mbi Jarabulus-in e morën në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” të cilin të mërkurën në mëngjes e filluan ushtria turke dhe forcat e koalicionit ndërkombëtar.
Pas marrjes së kontrollit mbi qytetin, Ushtria e Lirë Siriane vendosi masa të kontrollit, ndërsa në vazhdim është edhe pastrimi i terrenit.
Ushtria kontrollon të gjitha objektet e banimit të cilat i kanë shfrytëzuar terroristët e DAESH-it për shkak të mundësisë se gjatë braktisjes së qytetit kanë vendosur mjete shpërthyese.