Alaa Walid Elhamoud Elkidir,Zeynep Hilal Karyağdı
19 Shtator 2016•Përditësim: 20 Shtator 2016
DAMASK (AA) - Ushtria e Sirisë njoftoi përfundimin e armëpushimit në vend i cili pati hyrë në fuqi të hënën e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar në agjencinë zyrtare SANA e cila është e lidhur me regjimin në Siri, theksohet se ka përfunduar armëpushimi i arritur mes SHBA-së dhe Rusisë në çështjen e ndalimit të konflikteve për Kurban Bajramin.
Në deklaratën ku vihet në dukje se armëpushimi duhet të përbëjë një mundësi për ndalimin e gjakderdhjes, pretendohet se grupet e armatosura nuk i janë përmbajtur pikave të armëpushimit.
Ndër të tjera në deklaratë është pretenduar se opozitarët në këtë proces kanë kryer 300 shkelje dhe se regjimi ka qenë i detyruar të kundërpërgjigjet.
Koalicioni Kombëtar për Forcat Opozitare dhe Revolucionare të Sirisë i cili është institucioni ombrellë i opozitarëve sirianë në një deklaratë me shkrim në lidhje me shkeljet e armëpushimit të nisur të hënën e kaluar si rezultat i negociatave mes SHBA-së dhe Rusisë kishte theksuar se regjimi në një javë kishte kryer qindra sulme nga të cilët në të shumtën e tyre objektiv kanë qenë civilët.
Në deklaratë ndër të tjera ishte theksuar se që nga e hëna e kaluar e deri tani regjimi ka kryer shkelje të armëpushimit duke kryer 254 sulme si dhe ka përdorur avionët luftarakë, njësitë e artilerisë dhe helikopterët që hedhin bomba fuçi.
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka përpiluar nga ekipet e mbrojtjes civile, mësohet se nga shkeljet e regjimit me qindra herë kanë humbur jetën 19 civilë nga të cilët 10 në Dera, nga 4 persona në Humus dhe Idlib si dhe 1 person në Halep. Gjithashtu bëhet e ditur se vazhdojnë pritjet për ndihmat humanitare në vendbanimet ku ka dhjetëra njerëz të plagosur por se regjimi i Asadit vazhdon të pengojë këto ndihma humanitare të cilat janë të nevojshme të dërgohen në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit të shpallur nga SHBA dhe Rusia.