Ali H. M.Abo Rezeg
03 Korrik 2018•Përditësim: 04 Korrik 2018
GAZA CITY (AA) – Ushtria egjiptiane sot shkatërroi një tunel të përdorur për kontrabandimin e mallrave nga Gadishulli i Sinait në Rripin e Gazës të bllokuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Shpërthime të mëdha mund të dëgjoheshin në qytetin jugor Rafa në Gazë, derisa tuneli u shkatërrua", citoi agjencia e lajmeve Samaa burime lokale.
Sipas burimeve të njëjta, ushtria egjiptiane gjithashtu derdhi sasi të mëdha të ujrave të detit në tunelin e shkatërruar për të parandaluar që ajo të rindërtohet.
Nuk u raportua asnjë dëmtime.
Për shkak të bllokadës 11 vjeçare izraelito/egjiptiane, rreth dy milionë banorë të Rripit të Gazës duhet të mbështeten në një rrjet të tuneleve ndërkufitare për të importuar mallra bazë, përfshirë ushqimin, karburantin dhe ilaçet.