Mahmoud Mohamed Barakat
24 Korrik 2020•Përditësim: 24 Korrik 2020
Forcat irakiane liruan aktivisten gjermane, Hella Mewis, e cila të hënën u rrëmbye në Bagdad, tha sot ushtria irakiane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi ushtarak Yahia Rasul në një prononcim të shkurtër tha se forcat e sigurisë e liruan Mewis, pa e sqaruar çështjen.
Mewis, e cila është edhe drejtuese e Departamentit të kulturës së Institutit gjerman "Goethe" në Bagdad, u rrëmbye pranë zyrës së saj në rrugën Abu Nuwas në orët e mbrëmjes.
Mewis është një aktiviste së bashku me detyrat e saj në "Goethe", një institut kulturor gjerman që funksionon në të gjithë botën me të paktën 159 institute në 98 vende. Ajo punon në Qendrën gjermane të Arteve Tarkib, që organizon festivale çdo vit për të mbështetur artistë të rinj në Bagdad.