Abdel Ra'ouf Daoud Abdel Ra'uof Arnaout,Safiye Karabacak
14 Shtator 2017•Përditësim: 14 Shtator 2017
JERUSALEM (AA) – Forcat e Armatosura të Izraelit kanë arrestuar tetë palestinezë në Bregun Perëndimor këtë mëngjes, nën akuzuat për përfshirje të dyshuar në aktivitete terroriste, raporton Agjencia Anadolu (AA).
Lajmi për arrestimet u konfirmua nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë izraelite, por nuk janë zbuluar detaje rreth rastit.
Në të njëjtën kohë, ushtria izraelite ka konfiskuar ndihmën humanitare që Hamasi i dhuroi një familjeje të varfër në Yatta, pranë Hebronit. Ushtria e Izraelit pretendon se një nga fëmijët e asaj familjeje ka marrë pjesë në sulmet ndaj Izraelit, prandaj në mëngjes edhe shkatërroi shtëpinë e saj.
Forcat izraelite vazhdojnë praktikën e bastisjes të shtëpive dhe arrestimin e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor.
Sipas institucioneve palestineze, afër 7,000 palestinezë aktualisht ndodhen në paraburgim në burgjet izraelite, duke përfshirë 300 të mitur.