Mahmoud Mohamed Barakat
05 Shkurt 2021•Përditësim: 07 Shkurt 2021
Një palestinez u qëllua për vdekje sot nga forcat izraelite në pjesën qendrore të Bregut Perëndimor nën okupim, njoftoi një zyrtar palestinez, raporton Anadolu Agency (AA).
Radhi Abu Fakhida, kreu i këshillit të fshatit Ras Karkar, në perëndim të Ramallahut tha për AA se Autoriteti Palestinez i Ndërlidhjes Civile, një organ palestinez për komunikim me autoritetet izraelite, informoi familjen e të riut të quajtur Khaled Nofal se ai ishte martirizuar.
Ai tha se trupi i dëshmorit po mbahet nga autoritetet pushtuese izraelite.
Që nga mëngjesi, ushtria izraelite ka ndaluar hyrjen në Ras Karkar, duke parandaluar gjithashtu edhe daljen e atyre që janë brenda vendit.
Dëshmitarët okularë thanë për AA se Nofal u vra afër një vendbanimi izraelit, i cili ndodhet në malin Raisan.
Nuk u bënë të ditura detaje të tjera në lidhje me rrethanat e incidentit.