Qays Abu Samra,Zeynep Hilal Karyağdı
11 Mars 2016•Përditësim: 11 Mars 2016
JERUSALEM (AA) - Ushtria izraelite ka mbyllur redaksinë e televizionit palestinez Al-Yaum në Bregun Perëndimor, e cila transmeton programet nga Bejruti, nën pretekstin se kanë bërë "propagandë terroriste", raporton Anadolu Agency (AA).
Ushtria izraelite tha se kanë mbyllur redaksinë e televizionit në fjalë duke ndaluar transmetimin në përputhje me ligjin e vitit 1945.