Ilgın Karlıdağ
11 mars 2016•Përditësim: 12 mars 2016
BRUKSEL (AA) - Një numër i madh i zyrtarëve, familjarë të viktimave dhe shumë qytetarë të tjerë morën pjesë të premten në shënimin e 12-vjetorit të sulmeve terroriste në mars të vitit 2004 në Madrid, raporton Anadolu Agency (AA).
Madridi ishte cak i sulmeve në vitin 2004, kur një celulë terroriste e lidhur me Al-Kaedën kreu katër sulme në trena.
Tre ditë para zgjedhjeve në Spanjë, shpërthimet vranë 191 persona dhe plagosën më shumë se 1.800 të tjerë.
Në 12-vjetorin e sulmeve, i cili konsiderohet si një nga sulmet më të mëdha terroriste në territorin e Evropës morën pjesë zyrtarë të shumtë të cilët dënuan terrorizmin dhe përcollën mesazhin e unitetit.