Afra Aksoy
27 Dhjetor 2015•Përditësim: 27 Dhjetor 2015
NABLUS (AA) - Ushtarët izraelitë kanë vrarë dy palestinezë në Nablus, në veri të Bregut Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë tha se nga ushtria izraelite ka marrë informacionin se në lagjen Huvvara të Nablusit, janë vrarë dy palestinezë të rinj Muhammed Refik Sebaine (17) dhe Nureddin Muhammed Sebaine (23).
Ndërsa sipas informacioneve të dëshmitarëve okularë ushtarët izraelitë kanë hapur zjarr ndaj dy palestinezëve.