Mohammad Fahim Abed
27 Dhjetor 2015•Përditësim: 28 Dhjetor 2015
KABUL (AA) - Në qytetin Helmand në jug të Afganistanit, tre persona humbën jetën, si pasojë e shpërthimit të një bombe, në momentin kur po kalonte automjeti i policisë. Mjeti shpërthyes ishte vendosur në një skaj të rrugës, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i policisë në Helmand, Shah Mahmut Ashna, në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se në rajonin Kolpak të qendrës së qytetit Leshkergah, ka shpërthyer një bombë e vendosur në një skaj të rrugës derisa po kalonte aty pranë automjeti i policisë.
Ashna tha se në këtë incident jetën e humbën dy policë dhe një civil. Për sulmin, ai fajëson militantët talebanë. Ndërsa dëshmitarët okularë pretendojnë se nga shpërthimi kanë humbur jetën 4 policë dhe një civil.
Përgjegjësinë për këtë e morën talebanët të cilët pretendojnë se në këtë incident kanë vdekur 8 policë.