Rafiu Oriyomi Ajakaye
26 Shkurt 2016•Përditësim: 27 Shkurt 2016
LAGOS (AA) – Ushtria nigeriane ka njoftuar se gjatë dy javëve të fundit në operacionet e saj ka arritur të lirojë rreth 1.900 njerëz të cilët janë mbajtur peng nga anëtarët e organizatës terroriste Boko Haram, raporton Anadolu Agency (AA).
Sami Usman, zëdhënësi i ushtrisë nigeriane, në një deklaratë të lëshuar të premten ka thënë se nga numri i përgjithshëm i të burgosurve të liruar, 250 prej tyre, ndër të cilët ishin kryesisht fëmijë dhe gra, janë liruar sot.
Usman tha se një ditë më parë, të enjten, nga fshatrat në rajonin kufitar të Nigerisë me Kamerunin janë liruar 28 fëmijë dhe 17 gra. Ai shtoi se më parë në të njëjtën zonë janë liruar mbi 350 pengje, përfshirë edhe ato për pesë vajzat kamerunase që u mbajtën peng nga Boko Haram.