Tufan Aktaş
19 Janar 2019•Përditësim: 20 Janar 2019
ADDİS ABABA (AA) - Ushtria somaleze ka zbrapsur militantët e organizatës terroriste Al-Shabaab dhe ka vrarë 73 militantë të cilët sulmuan bazën ushtarake në jug të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në median somaleze, mësohet se militantët e organizatës terroriste Al-Shabaab sulmuan me bomba dhe armë bazën ushtarake në zonën Bar Sanguni në rajonin Cuba.
Militantët e Al-Shabaab të cilët sulmin e tyre e kanë filluar me një akt kamikaz, janë zbrapsur me kundërpërgjigjen e ushtrisë somaleze nga toka të, si dhe të aleatëve nga ajri.
Si pasojë e konflikteve u vranë 73 militantë të Al-Shabaab, si dhe pretendohet se Al-Shabaab ka vrarë 41 ushtarë somalezë.
Rajoni Bar Sanguni ka një rëndësi strategjike për shkak se ndodhet në një largësi vetëm 45 kilometra nga qyteti Kismayo, i cili është edhe kryeqyteti i rajonit Cubanland.