Ali Abo Rezeg
31 Korrik 2016•Përditësim: 01 Gusht 2016
MOGADISHO (AA) - Si pasojë e një sulmi ndaj Departamentit të Hetimeve Penale (CID) në kryeqytetin Mogadisho, të paktën 8 efektivë të forcave të sigurisë dhe 7 militantë të organizatës terroriste Esh-Shebab, janë vrarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimet policore thanë se sulmuesit kanë përdorur një autobombë. Ndërkohë pas shpërthimit të saj militantët kanë hapur zjarr ndaj forcave të sigurisë.
Si pasojë e këtij sulmi të paktën 8 efektivë të policisë kanë mbetur të vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur.