Yasemin Kalyoncuoğlu
08 Prill 2019•Përditësim: 09 Prill 2019
Avionët luftarakë turq goditën objektivat e organizatës terroriste PKK në veri të Irakut, tha Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjatë një operacioni ajror, avionët turq goditën dhe shkatërruan pozicionie të armëve, strehimore, bunkerë dhe depo të municioneve të PKK-së në rajonet Hakurk dhe Avashin, tha ministria në një njoftim në rrjetin social Twitter.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, duke përfshirë shumë gra dhe fëmijë.